28 Mars 2024

Institucionet e Kosovës kërkojn drejtësi për të zhdukurit në Klinë

Klinë, 4 prill - "Një popull që harron njerëzit e vet të martirizuar, është i dënuar t’i përsëritet historia, prandaj sot e përgjithmonë, do t’i kujtojmë ata që u flijuan për këtë tokë. Liria e Kosovës mbanë emrin e secilit prej tyre”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve të Komunës së Klinës.

Fillimisht kryeministri Haradinaj, është pritur nga kryetari i Komunës, Zenun Elezaj dhe ka bërë homazhe te lapidari i martirëve, ku janë të shënuar emrat e të pagjeturve të kësaj komune. 

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se Klina në luftë ka humbur shumë njerëz dhe secili prej tyre është një plagë e hapur në zemrat e familjarëve dhe dëshmi që përshkruan rrugën e vështirë që kaluam deri në liri.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, që udhëheqësit dhe ekzekutorët të sillen para drejtësisë, që të ndriçohet fati i të pagjeturve të luftës dhe që shteti të kujdeset në mënyrë institucionale për familjet e martirëve dhe të pagjeturve duke rregulluar statusin e tyre me ligj.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se shënimi i ditës së të pagjeturve për Komunën e Klinës, është plagë e cila vazhdon të rëndoj në shpirtrat dhe mendjet e tyre si një prej dhembjeve më të thella që la lufta dhe gjenocidi serb në këtë komunë në periudhën e luftës së fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)