25 Prill 2024

Inspektorati Policor shënon përvjetorin e 12-të

Prishtinë, 3 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se sot do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 12-të  të IPK-së.

Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, OSBE-së, EULEX-it, agjencive mbikëqyrëse policore nga Shqipëria, Maqedonia etj.

Inspektorati Policor funksionon bazuar në Ligjin Nr. 03/L-231 i cili ka hyrë në fuqi më 1 Dhjetor 2010.

Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)