19 Prill 2024

Inspektorati Policor i bashkëngjitet “Javës Kundër Korrupsionit 2018”

Prishtinë, 10 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës pritet të marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2018”, e cila organizohet prej 9-14 dhjetor 2018.

Një ndër aktivitetet i cili do të organizohet me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë do të jetë ligjërata nga z.Terry Hake për zyrtarët e IPK-së.

Misioni i Inspektoratit Policor të Kosovës është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një polici  të përgjegjshme, demokratike dhe transparente, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Bazuar në këtë mision ligjor, IPK ju bën ftesë të gjithë qytetarëve të vendit që të raportojnë në “Linjën e kaltër” pa pagesë në 080003333 si dhe përmes emailit [email protected] , rastet e dyshimta të kundërligjshme dhe rastet e korrupsionit.

Inspektorati Policor i Kosovës edhe njëherë garanton qytetarët e vendit lidhur e trajtimin profesional, objektiv dhe me konfidencialitet të plotë të informacioneve  duke siguruar besueshmërinë e informatave dhe kallëzuesve të tyre.

Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdoj edhe në të ardhmen të ndërmarrin aktivitete për fuqizimin e integritetit policor dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të besueshmërisë që qytetarët e vendit e kanë në Policinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)