24 Shtator 2020

Inpsektorati Policor i Kosovës shkëmben përvojat me vendet e rajonit

Stara Zagora, Bullgari, 5 nëntor - Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë, Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj.Miradije Kelmendi me bashkëpunëtore janë duke marrë pjesë në Konferencën e katërt të njësive të kontrollit të brendshëm/mbikëqyrjes policore që po mbahet në Stara Zagora të Bullgarisë.

Në këtë konferencë e cila është organizuar nga NERCISU - Network for Enhanced Regional Cooperation of Internal Security Units (Rrjeti për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme) janë duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit homologë nga vendet e rajonit dhe më gjerë si Turqia, Greqia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia etj.

Konferenca shërben edhe si platformë e shkëmbimit të përvojave të njësiteve në fushën e kontrollit të brendshëm në njërën anë si dhe praktikave të luftimit të korrupsionit në shërbimet policore në anën tjetër.

Gjatë qëndrimit në këtë konferencë edhe delegacioni i IPK-së ka prezantuar përvojat e saj dhe praktikat në fushën e mbikëqyrjes policore dhe luftimit të korrupsionit në polici.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)