23 Prill 2024

Inaugurohet Dhoma e ftohtë

Prishtinë, 23 mars - Sot në Departamentin për Mjekësi Ligjore dhe Persona të Zhdukur në Prishtinë, u inaugurua objekti i “Dhomës së Ftohtë”, e cila shërben për vendosjen e mbetjeve mortore të personave që presin identifikimin.

Ministrja e Drejtësisë  znj. Nekibe Kelmendi, e cila bëri inaugurimin e objektit të ‘Dhomës së ftoftë’, tha: “me në fund këto mbetje mortore u larguan nga kontejnerët dhe u vendosen në dhomën e ftohtë dhe në kaseta që janë të standardeve më të larta në rajon”.

Po ashtu ministrja Kelmendi tha se në kuadër të këtij objekti do të  vendoset edhe laboratori për analizat e ADN-së.

“Ju po e shiheni një pjesë e objektit është e pa përfunduar sigurisht doni ta dini pse? Ne fillimisht kemi planifikuar të ndërtojmë dhomën frigorifer vetëm për vendosjen e këtyre mbetjeve mortore, me vonë duke dashur të bëjmë diçka më mirë për Kosovën, për personat e pagjetur dhe familjarët e tyre, kemi vendosur që në këtë objekt në katin e dytë të vendoset laboratori për analizat e AND-së, në mënyrë që të bëhet një institut komplet i mjekësisë ligjore”, tha ministrja Kelmendi.

Sipas ministres laboratori do të luaj rol të shumëfishtë, ku sipas saj roli primar i tij është identifikimi i mbetjeve mortore, ndërsa roli tjetër do të jetë i karakterit arsimor.

Ndërsa Arsim Gerxhaliu, u.d Drejtor i Departamentit për Mjekësi Ligjore dhe Persona të Zhdukur, falënderoi ministren dhe Qeverinë për kontributin që kanë dhënë në ndërtimin e këtij objekti. Sipas Gerxhaliut pas kompletimit të laboratorit të ADN-së, Kosova do të ketë institutin mjeko-ligjor më të kompletuarin në rajon.

Në këtë  dhomë frigorifer, janë vendosur 420 mbetje mortore, të  cilat deri me tani kanë qenë të vendosura në kontejnerë.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)