21 Shkurt 2020

IKD publikon raportin “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”

Prishtinë, 9 nëntor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të rasteve të kundërvajtjeve që trajtohen nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.

Kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 Kësisoj, edhe trajtimi i tyre nga institucionet gjegjëse duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen, duke marrë për bazë afatet e shkurta të parashkrimit të këtyre rasteve.

Fatkeqësisht sipas IKD-se, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë, e rrjedhimisht vjen deri tek parashkrimi i tyre.

E nga kjo rrjedhin pasoja të tjera, si mos mundësia e shtetit që t’i sjell para përgjegjësisë personat që bien ndesh me ligjin dhe dëmi në buxhetin e shtetit si rezultat i mos arkëtimit të mjeteve nga kryesit e kundërvajtjeve.

 Si rezultat i mos efikasitetit të gjykatave në tërë territorin e Kosovës, vetëm në tre vitet e fundit, janë parashkruar mbi 170,000 lëndë kundërvajtëse apo miliona euro.  

Ky raport fokusohet në trajtimin e rasteve të kundërvajtjeve nga gjatë periudhës kohore tri vjecare (2016 – 2018)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2020  - Mbahet takimi i 178-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi mbajnë tryezën e diskutimit për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi (zyra e kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Shaban Polluzha, me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani (zyra e kryetarit, ora 15:00)

- Kryeparlamentarja Osmani mban fjalim para kuvendarëve të Gjilanit e më pas viziton shkollën fillore “Thimi Mitko”. (Salla e Kuvendit te Komunës së Gjilanit, ora 15:30)

- Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca. (Gjilan, ora 17:00)

Festivali Nderkombetar i Animacionit Anibar organizon natën e shfaqjes së filmit Please Vote for Me" dhe dhurimit të librit nga truAktiv. (Kinema "Jusuf Gërvalla" në Pejë, ora 19:00)