20 Prill 2024

IKD publikon fshehjen e kundërligjshme të shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales

Prishtinë, 29 dhjetor - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Fshehja e kundërligjshme e shpenzimeve publike për mbrojtësit e speciales”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj analizën e kornizës kushtetuese dhe ligjore rreth shpenzimeve të parave publike për avokatët mbrojtës, të cilët angazhohen për personat e pandehur në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur me herët se ka ndarë shtatë milionë për mbrojtje të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)