04 Dhjetor 2020

IKD kundër shuarjes se Departamentit Special Anti-Korrupsion në Policinë e Kosovës

Prishtinë, 19 tetor - Qeveria e Kosovës në agjendën e takimit të radhës së Qeverisë të datës 19 tetor 2020, në pikën gjashtë (6) të rendit të ditës ka përcaktuar “Shqyrtimin e propozim vendimit për shfuqizimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar task forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Më 26 shkurt 2010, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in, kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) që në kuadër të saj të themeloj një Departament Speciale Anti-Korrupsion me qëllim të hetimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë.

Qeveria e Kosovës për këtë qëllim kishte marr përsipër përzgjedhjen dhe rekrutimin e 30 oficerëve hetues të Policisë së Kosovës, të cilët do të angazhohen drejtpërdrejtë në hetimin e rasteve, të cilat do të hetoheshin nga Departamenti Special Anti Korrupsion i PSRK-së.

Funksionalizimi i Departamentit Special Anti-Korrupsion, që në publik njihet si Task Forca Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës, vepron si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve dhe mbikëqyret nga PSRK.

Kjo task forcë ishte themeluar me anë të vendimit të Qeverisë, të datës 26 shkurt 2020, dhe për nga mënyra e funksionimit, kjo task forcë është lloj ose precedent i policisë gjyqësore në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Me qëllim të funksionalizimit të kësaj Task Force, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian përmes mekanizmave të tyre, kanë trajnuar dhe specializuar pothuajse të 30 zyrtarë policorë që shërbejnë në këtë mekanizëm, me qëllim që ata të jenë në gjendje të hetojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimeve financiare si dhe të shërbejnë si mjet efikas i PSRK-së në hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë.

Që nga funksionalizimi i kësaj Task Force rastet më komplekse dhe të nivelit të lartë, ku të përfshirë kanë qenë figura politike të partive kryesore si PDK, LDK, AAK, parti të tjera dhe zyrtarëve të lartë publik janë hetuar nga kjo Task Forcë.

Në këtë drejtim vendimi i Qeverisë për të shqyrtuar mundësinë e shfuqizimit dhe shpërbërjes së kësaj Task Force pa asnjë konsultim publik qoftë në rrafshin institucional apo në raport më partnerët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile mund të shihet si hakmarrje e politikës ndaj zyrtarëve të kësaj Task Force.

Për më tepër lidhur me punën e kësaj Task Force për çdo vit, Raporti i Progresit të  Bashkimit Evropian, ka kërkuar që të promovohet puna e kësaj Task Force, duke përfshirë kërkesën që kjo Task Forcë të specializohet edhe më tutje për të ushtruar mandatin e saj në shërbim të PSRK-së.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës po ashtu bie në kundërshtim edhe me vet procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë, i cili proces ka bërë vlerësimin e detajuar të punës së kësaj Task Force, duke ofruar edhe rekomandime konkrete për të përmirësuar integritetin dhe performancën e kësaj task Force, por në asnjë rrethanë shuarjen dhe shpërbërjen e saj.

Në kuadër të dokumenteve të politikave, të nxjerra gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë, dokumenti që trajton këtë task-forcë është dokumenti “Përmirësimi i Kornizës Institucionale për Luftimin e Korrupsionit”. Për këtë task forcë, kalimthi flitet edhe në dokumentin “Integriteti i Policisë së Kosovës”.

Nevojën e kësaj task force në asnjë rast nuk e konteston asnjëri prej dokumenteve të Rishikimit Funksional, por se në raport me këtë task-forcë, si probleme specifike dokumenti i politikave i nxjerrë në kuadër të Rishikimit Funksional identifikon mungesën e dispozitave procedurale për kryerjen e hetimeve të përbashkëta nga PSRK dhe DSAK apo task-forca. Po ashtu, sipas dokumentit të Rishikimit Funksional, problem specifik identifikohet edhe paqartësia nëse ekziston ndonjë mekanizëm koordinues dhe bashkëpunues në mes të DSAK dhe Zyrave të Prokurorive Themelore.

Përballë këtyre dy (2) problemeve specifike, dokumenti i Rishikimit Funksional rekomandon përmirësimin e punës së DSAK apo task-forcës në fjalë.

Madje, në kuadër të rekomandimit 7.2.3. të dokumentit “Përmirësimi i Kornizës Institucionale për Luftimin e Korrupsionit” janë detajuar aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe rezultatet e pritura me rastin e përmirësimit të punës së DSAK apo task-forcës Anti-Korrupsion.

Në këtë drejtim, tendenca e Qeverisë së Kosovës për të shuar institucione që veprojnë për më shumë se 10 vite në luftën kundër korrupsionit, pa analizë dhe konsultim pubik më akterët kompetent në Kosovë, shihet si hakmarrje e Qeverisë për hetimet e kryera nga kjo Task Forcë ndaj një numri të madh të anëtarëve të partive politike që kanë pozita udhëheqëse, e veçanërisht të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, raste të cilat kryesisht kanë dështuar në organet e ndjekjes dhe gjyqësorit.

Vendimi për shuarjen e kësaj Task Force hyn në vazhdën e vendimeve ad-hoc të Qeverisë dhe shkarkimit të Drejtorit të Policisë, Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Drejtorit të Doganave të Kosovës, pa analizë adekuate, pa informim adekuat të publikut lidhur me bazën mbi të cilat janë bazuar këto vendime dhe që në publik perceptohen si mjete për të kapur institucionet kryesore ligj-zbatuese në Kosovë që kanë kompetencë luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit.

IKD rekomandon Qeverinë e Kosovës, që mos të ndërmerr veprime të një anshme, që cenojnë drejtpërdrejtë politikat e veta, duke marrë vendime, të cilat në publik kuptohen si vendime të marra në qëllim të kapjes së institucioneve të pavarura.

Ky propozim vendim për shuarjen e Task Forcës, bie në kundërshtim me procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, hedhë poshtë të gjitha investimet e bëra nga partnerët ndërkombëtarë në profilizimin e hetuesve në luftën kundër korrupsionit dhe paraqet mesazhin më të keq për institucionet e pavarura se kushdo që vepron në kundërshtim me interesat e politikës, do ta ketë fatin e njëjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020 - Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)