25 Prill 2024

Identifikohet një viktimë e trafikimit, arrestohet personi i dyshuar

Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) në Mitrovicë, me datën 17 janar 2019, ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj, me ç’rast janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të  viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast R. L. i  lindur me 1958. Gjatë kontrollit të kryer në trupin e të dyshuarit janë gjetur 4 revole armë, 1 armë gjuetie dhe 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë,  me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)