20 Prill 2024

ICITAP konfirmon ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të MPB-së

Prishtinë, 12 qershor - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim Menaxheren e Programit të ICITAP-it, znj. Kimberly Riffe, të shoqëruar me stafin e lartë të ICITAP në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Republikën e Kosovës. 

Ministri Gashi falënderoi znj. Riffe për mbështetjen e ofruar dhe mirëpret angazhimin e tyre te mëtutjeshëm.

Në anën tjetër znj. Riffe konfirmoi gatishmërinë e ICITAP-it për ndihmë të mëtutjeshme në ngritjen e kapaciteteve të organeve të zbatimit të ligjit, me qëllim të rritjes së ambientit të sigurt dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve.

Te dy palët u pajtuan të vazhdojnë me takime të rregullta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)