29 Mars 2024

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj dënohen me 4 vjet e gjysmë burg

Prishtinë, 18 maj - Sot Trupi Gjykues II I Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) shqiptoi Aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori I Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Trupi Gjykues i shpalli Gucatin dhe Haradinajn fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Këto sipas Trupit Gjykues janë shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji).

Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm lidhur me hakmarrjen.

Trupi Gjykues dënoi secilin prej të akuzuarve me burgim katër vjet e gjysmë, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë 100 euro.

Gjatë shqiptimit të Aktgjykimit, Trupi Gjykues theksoi se kjo çështje ka të bëjë me administrimin e duhur të drejtësisë, integritetin dhe sigurinë e proceseve gjyqësore dhe sigurinë, mirëqenien dhe çlirimin nga frika të qindra personave, të cilët janë paraqitur për të përmbushur detyrën e tyre qytetare si dëshmitarë.

Mbrojtja e dëshmitarëve nga frikësimi dhe dëmtimi qëndron në themelin e çdo sistemi të drejtësisë penale, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar.

Trupi Gjykues i përshkroi veprimet e të akuzuarve si sfidë ndaj atij themeli dhe për rrjedhojë si kërcënim për drejtësinë.

Trupi Gjykues konstatoi se në shtator 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj, në tri konferenca për shtyp, në më shumë se njëzetë paraqitje në media të tjera dhe përmes postimeve në mediat sociale zbuluan informacion konfidencial të hetimeve dhe punës së brendshme të Task Forcës Hetimore Speciale (TFHS) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ky ishte informacion i mbrojtur me ligj që përmbante emrat e qindra dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm

Të akuzuarit e zbuluan këtë informacion duke treguar dokumentet që e përmbanin atë informacion, duke i lejuar të tjerët të këqyrnin, filmonin, fotografonin kopjonin ose merrnin me vete dokumentet dhe duke përshkruar publikisht përmbajtjen e dokumenteve.

Krahas këtyre veprimeve, Trupi Gjykues konstatoi se të akuzuarit publikisht i quajtën dëshmitarët “tradhtarë”, “spiunë”, “bashkëpunëtorë” dhe “shqipfolsa”. Të bëra në kontekstin e një atmosfere të vazhdueshme të frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, Trupi Gjykues konstatoi se synimi i komenteve të të akuzuarve ishte për t’i frikësuar dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm dhe rrjedhimisht për t’i bërë që të ngurronin të jepnin informacion për hetimet e ZPS-së lidhur me ish-anëtarë të UÇK-në.

Trupi Gjykues gjithashtu konstatoi se “[s]jellja e të akuzuarve ishte mjeti që shërbente për një qëllim: për të penguar hetimet dhe ndjekjet penale të efektshme të ish-anëtarëve të UÇK-së nga ZPS-ja.

Lidhur me akuzën e hakmarrjes, Trupi Gjykues konstatoi se sipas përkufizimit të kësaj vepre penale në KPK, ZPS-ja ka detyrimin të vërtetojë se të akuzuarit ishin të vetëdijshëm se informacioni i dhënë prej dëshmitarëve kishte të paktën deri në një farë mase vërtetësi.

Trupi Gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk kishte arritur të paraqiste prova lidhur me këtë pikë juridike dhe për këtë arsye i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për veprën penale të hakmarrje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)