19 Prill 2024

Humb jetën një person në aksident trafiku

Pejë, 5 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:45, policia është informuar për një aksident trafiku (vetëaksident) i cili ka ndodhur në bjeshkët e Strellcit.

Në këtë vetëaksident ishte i përfshirë një automjet VW me targa vendore.

Deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nga bjeshkët e Strellcit në drejtim të fshatit Strellc-Deçan, ku me të arritur në kilometrin e pestë (5), duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës e humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke u përplasur me një shkëmb.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit të automjetit, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Pejë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
    


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)