23 Prill 2024

Humb jetën një person në aksident komunikacioni

Pejë, 17 tetor -  Me datën 16 tetor 2018 në Pejë ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e një (1) personi.

Në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë “VW” me targa regjistrimi të Republikës së Serbisë dhe një biçiklist, ku vetura godet biçiklistin me pjesën e parë ballore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këtë rast biçiklisti për shkak të lëndimeve të rënda trupore ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

I dyshuari H. K. (1953) shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit dërgohet në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)