24 Prill 2024

Humb jetën një person dhe lëndohen katër të tjerë në aksident komunikacioni

Pejë, 4 dhjetor -  Me datën 3 dhjetor 2018 në rrugën Klinë-Gurrakoc, në hyrje të qytetit të Klinës, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e  1 (një) personit dhe lëndimin e  4 (katër) të tjerëve.

Në këtë aksident ishin të përfshira dy automjete të tipit BMW dhe Wv me targa të regjistrimit vendor.

Viktima e këtij aksidenti është shtetas i Kosovës, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime edhe katër (4) persona shtetas të Kosovës, të cilët nga vendi i ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor, ndërsa një nga të lënduarit është dërguar në QKUK-Prishtinë, si pasojë e  lëndimeve të rënda trupore.

Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij trupi i viktimës iu  lejohet familjarëve për ceremoni mortore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)