29 Mars 2024

Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë në aksident trafiku

Pejë, 26 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se stacioni Policor në Istog është njoftuar se në bjeshkët e Istogut ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Sipas të lënduarve tre të rinjë kanë qenë duke shkuar në bjeshkët e Istogut, dhe ne hyrje të vendit të quajtur (Polane), për shkak të kushteve të dobëta atmosferike, me automjetin e tyre që ishin duke qarkulluar kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësite nga Stacioni Policor Istog, menjëherë posa është pranuar lajmi kanë dalë ne vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Trafikut Rajonal, Njësitet tjera relevante, zjarrfikësit dhe ndihma e parë, me ç’rast kanë bërë përpjekje për ti tërhequr viktimat e aksidentuara nga humnera.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Dy të lënduarit : E.M. 1995 ( vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, për të kuptuar rrethanat e këtij aksidenti me fatalitet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)