23 Prill 2024

Hoti: Veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës

Prishtinë, 11 shtator - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK – së z. Avdullah Hoti së bashku me deputetët e tjerë të GP- LDK- së morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Mitrovicë në të cilin të pranishëm ishin aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Mitrovicës.

Në këtë tryezë  u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndermirën në të ardhmen, me theks të veçantë për qytetin e  Mitrovicës dhe tërë  pjesën veriore të vendit.

Z.Hoti duke i falëndëruar për pjesmarrje të pranishmit por edhe z. Kamberaj, kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë për organizimin tha se: “ Veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës. Është e vërtetë që nuk e ushtrojmë kontrollin e plotë shtetëror në veri. Por, jemi të gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosovës dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë për të integruar atë pjesë në kuadër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Rrugë tjetër nuk ka. Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes është në fundament të veprimit tonë politik. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”



 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)