20 Prill 2024

Holanda premton ndihmë në sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 7 mars – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim kryeprokurorin e Holandës për Çështje  Ndërkombëtare, Albert van der Kerk.

Kryeprokurori Lumezi, fillimisht e njoftoi kryeprokurorin, van der Kerk, me funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial e posaçërisht me atë të Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.

Po ashtu, Lumezi e van der Kerk, kanë diskutuar për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit.  Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrijnë rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.

Ndërkaq, kryeprokurori van der Kerk, ka premtuar se Holanda do ta ndihmojë sistemin prokurorial, si dhe e ka vlerësuar kryeprokurorin Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.

Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin e Holandës për Çështje  Ndërkombëtare, van der Kerk, për mbështetjen e vazhdueshme  që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës shteti i tij.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)