20 Prill 2024

Haziri: Rastet e ngacmimi seksual të patolerueshme dhe të dënueshme

Gjilan, 10 gusht –  Pas lajmit të publikuar në Gazetën Express lidhur me veprimet e një personi të moshuar i cili shihet tek ngacmon seksualisht një fëmijë të moshës minore, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Policinë e Kosovës për efikasitetin në arrestimin e tij.
Haziri ka thënë se ngjarjet e tilla janë të patolerueshme, të dënueshme dhe toleranca ndaj tyre duhet të jetë zero.

“Besoj shumë që prokuroria dhe gjykata e shtetit do ta thonë fjalën e tyre dhe me këtë t’i bëhet me dije të gjithëve se veprimet e tilla të turpshme janë të patolerueshme në Gjilan dhe kudo në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haziri.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)