19 Prill 2024

Haziri premtoni investime në Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

Gjilan, 28 gusht – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Njësinë e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e madhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Haziri tha se përpos misionit të përditshëm, Njësia e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit kanë dhënë kontribut të madh në dezinfektim të objekteve për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar në vazhdimësi.

Kreu i Gjilanit, gjatë kësaj vizite, ka konfirmuar se në objektin e këtij institucioni do të bëhet instalimi i nxemjes qendrore, sikurse edhe investime të tjera të nevojshme për operim sa më të mirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)