29 Mars 2024

Haziri kërkon nga Serbia lirimin e mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi

Gjilan, 14 gusht - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar me rastin e arrestimit të stomatologut gjilanas që jeton dhe vepron në Gjermani, Ibrahim Matoshi, nga ana e policisë serbe, ne pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Haziri e ka vlerësuar lartë personalitetin e Matoshit si mjek e humanist, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
 
“Me shqetësim e kam marrë lajmin për arrestimin e mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi nga policia serbe. Kërkoj lirimin sa më të shpejt të këtij humanisti të madh të Gjilanit dhe t’i kthehet punës familjes e punës profesionale në Gjermani”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Matoshi është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga policia serbe pa asnjë paralajmërim, përderisa po kthehej në Gjermani pas pushimeve të kaluara në familje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)