29 Mars 2024

Haradinaj zotohet në ashpërsim të luftës kundër narkotikëve tek fëmijët

Prishtinë, 25 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Policinë e Kosovës, ku ka diskutuar rreth sigurisë së përgjithshme në vend.

Kryeministri Haradinaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, janë pritur në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Së bashku, kanë vizituar edhe Qendrën  Operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, për të parë nga afër punën që bëhet.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar të gjithë policët e Kosovës për punën që e bëjnë në sigurimin e qytetarëve dhe pronës së tyre.

“Rendi dhe ligji është nevojë, është interes i të gjithë qytetarëve të vendit, kudo që jetojnë në Kosovë, cilësdo përkatësie. Është poashtu, edhe parametër që tregon aftësitë e Kosovës për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, pra drejt BE-së dhe organizatat tjera të sigurisë.

Njëkohësisht është edhe një  tregues se jeta në vendin tonë në çfarë norme të sigurisë zhvillohet. Këtu jemi në institucionin që e bart përgjegjësinë kryesore, barrën kryesore që çdo herë është në vijën e parë, që është në front për të zbatuar ligjin, për të zbatuar rendin- Policia e Kosovës. I falënderoj për punën e madhe që e bëjnë të gjithë kudo qe janë në detyra, për sigurinë që e bëjnë për ne, për qytetarët, për pronën”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Në takim është biseduar edhe për vjedhjet në prona, por fokusi kryesor në siguri mbetet parandalimi i shpërndarjes së narkotikëve tek fëmijët.

“Diskutuam edhe për disa detyra më direkte, më urgjente që i kemi. Unë e kisha veçuar një ndër to, që është droga apo narkotikët tek fëmijët, aksesi ose mundësia që trafikantë të ndryshëm të plasojnë narkotikë tek fëmijët e moshës minore. Kjo është e pa tolerueshme.

Besoj që është një pajtim i të gjithë neve që s’do të mundet kush që në Kosovë t’iu ofroj fëmijëve drogë, s’do të mundet kush të shtijë dorë në shkollat tona, s’do të mundet kush të rrezikojë fëmijët tanë. Për këtë besoj që kemi dakordim të gjithë ne”, ka thënë kryeministri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)