25 Prill 2024

Haradinaj kërkon hetim gjithëpërfshirës për deportimin e shtetaseve turq

Prishtinë, 31 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke respektuar kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Neni 4, paragrafi 1 dhe paragrafi 4, Neni 22, paragrafët 1, 2 dhe 3, Neni 29, paragrafi 1, pika 5, Neni 94, paragrafi 3 dhe paragrafi 10, ka kërkuar nga institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, Kryeprokurorit, Drejtorit të Policisë së Kosovës, Zëvendës drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Inspektoratit Policor të Kosovës, Autoritetit Civil të Aviacionit dhe Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ndriçimin e plotë të ngjarjes së largimit me forcë të shtetasve të huaj nga Kosova.

Kërkesa e Kryeministrit Haradinaj u bë pas takimit të sotëm të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Kam kërkuar nga secili institucion, veç e veç, që me angazhim të plotë të qartësojnë përgjegjësitë institucionale, shmangiet e mundshme kushtetuese e ligjore dhe të ndërmarrin menjëherë hetime gjithëpërfshirëse, të hollësishme brenda institucioneve dhe  ndërveprim institucional”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Kërkesa e Kryeministrit Haradinaj bazohet në dispozitat kushtetuese dhe çdo institucion i apostrofuar do të bëjë veprimet në kuadër të obligimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)