04 Korrik 2020

Hapen kufijtë tokësorë të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Nga sot në Kosovë do të hyjë në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri COVID 19.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga dita e sotme, do të hapen kufijtë tokësorë të Kosovës.

"Shfuqizohet vendimi për mbylljen e kufijve të Kosovës, por të gjithë personat obligohen t'iu nënshtrohen kontrollave mjekësore në kufi dhe t'i zbatojnë masat kundër Covid-19", tha Kurti gjatë një konference për media së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministria Vitia tha se do të hapen këto pika kufitare: Merdare, Vërmicë, Kullë Hani Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.

"Të gjithë personat që hyjnë dhe posedojnë rezultat negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se katër ditë, nuk i nënshtrohen procedurave të vetizolimit. Kurse ata që nuk e kanë testin detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë", tha ai.

Pas një jave, sipas ministrit Vitia, do të bëhet vlerësimi për mundësinë e hapjes së kufijve ajror.

Në kuadër të lehtësimit të masave, qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lejojë rihapjen e bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare, nga dita e hënë.

"Nga dita e hënë, do të rihapen çerdhet dhe kopshtet për moshat 0 deri 5 vjet, zyrtarët publik do të kthehen në punë në të gjitha institucionet dhe do të lejohen shërbimet e taksive", tha Vitia.

Sipas tij, vendimet janë marrë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili ka vlerësuar se "ekziston një rrezik i reduktuar nga pandemia".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)