25 Prill 2024

Haga nuk e liron Haradinajn

Hagë, 17 dhjetor - Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka vendosur sot të mos lirojë përkohësisht Ramush Haradinajn.

Lajmi konfirmohet për edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Dhoma e Ankesave e Tribunalit të Hagës ka anuluar vendimin për lirimin e përkohshëm të Haradinajt dhe ka urdhëruar që ai të mbetet edhe më tej në paraburgim në Sheveningen.

Dhoma e Ankesave ka vlerësuar se ka qenë i gabuar konkludimi nga shkalla e parë që lirimi i Haradinajt do të ishte me “rrezik të ulët” për përsëritjen e gjykimit, i cili pritet të fillojë në janar.

Kah fundi i nëntorit Haradinaj kishte kërkuar lirimin e përkohshëm për festat e fundvitit me arsyetimin se ka bashkëshorten shtatzënë dhe se duhet të jetë pranë familjes nga data 17 dhjetor-14 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)