19 Prill 2024

Greqia përkrahëse e pa rezervë në rrugën integruese të Kosovës

Prishtinë 29 shtator - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, znj. Constantina Athanassiadou për të diskutuar thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit.
 
Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadoren Athanassiadou për ndihmën e vazhdueshme që ka ofruar Greqia, si me agjendën evropiane ashtu edhe për shtetndërtim dhe ruajtje të sigurisë së vendit tonë.
 
“Greqia ka gatishmërinë për të përkrahur përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare në mënyrë që Kosova të jetë plotësisht e integruar në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha, si dhe përkrahja në zbatimin e MSA-së, Agjendës Evropiane të Reformave, koordinimi dhe përgatitjen për programet e BE-së dhe procesit të liberalizimit të vizave.
 
Ministrja Hoxha shfaqi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, jo vetëm në fushën e integrimit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe nismave rajonale.
 
“Greqia, për t’i kontribuar paqes dhe zhvillimit rajonal, ka përkrahur integrimin e Kosovës në nismat rajonale dhe ka përkrahur avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Greqia është faktor i rëndësishëm rajonal i paqes dhe procesit euro-integrues”, theksoi Ministrja Hoxha.
 
Ambasadorja Athanassiadou, nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Greqisë dhe ndihmën e pa rezervë në rrugën integruese të Kosovës dhe premtoi mbështetje edhe për të ardhmen, në kuadër të reformave të parapara me agjendën evropiane.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)