23 Prill 2024

Gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi sesa nga pandemia në rrugë

Prishtinë, 16 shtator - "Personalja është politike; Qeveri patriarkale; Gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi sesa nga pandemia në rrugë", janë këto fjalët-protestë të aksionit të sotëm.

Partia Socialdemokrate vlerëson se dhuna ndaj grave është pjesë e rrjedhës normale të jetës në Kosovë.

"Në institucione, ky fenomen është punë shifrash të raportuara. Janë 388 raste raportimesh për 3 muaj. 388 gra ndaj të cilave është ushtruar dhunë kanë marrë guximin të raportojnë në polici."

"Në polici, i pret polici që pas procedurave standarde, këtë çështje e konsideron punë të brendshme të familjes", thekson PSD.

Prandaj sipias PSD-se “Personalja është politike”. Sepse raportet e konsideruara personale, private e familjare janë përplot shfrytëzim e dominim. Janë përplot dhunë.  

Nga familja në shoqëri, nga shoqëria në institucione, dhuna ndaj grave është bërë pjesë integrale, është normalizuar deri atë masë sa është bërë e pavërejtshme. Ky qerthull duhet ndërprerë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)