25 Prill 2024

Gratë protestojnë me moton 'Marshojmë, S’festojmë!'

Prishtinë, 8 mars - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera mbështeste, kanë vendosur që të protestojnë dhe mos të festojnë, sepse nuk është arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore.

Ato në një njoftim dërguar mediave, kanë thënë se nuk kanë arsye të festojnë.

“Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës."

"Sot mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë.

MARSHI nuk përfundon këtu. Ne do të vazhdojmë me GREVÈ„, me PROTESTÈ„ dhe REZISTENCÈ„ politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore. Gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga stereotipet gjinore, do të dalim në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë. Do të dalim nga kuzhinat, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyret. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar", thuhet në njoftim.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje! mbështet marshin ku i bën thirrje anëtarësisë dhe mbështetësve e qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij marshi i cili do të na mbledhë nën thirrjet për barazi.

"Përkrahja e organizatave dhe aktivisteve është jo vetëm detyrë por na takon si organizatë politike e subjekt parlamentar që t'i ndihmojmë atyre dhe kauzës së tyre derisa të bëhet kauzë e të gjithëve", thekson VV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)