25 Prill 2024

Gratë e Gjilanit protestojnë kundër dhunës institucionale ndaj grave

Gjilan, 6 shtator - Gratë aktive te Komunës së Gjilanit dhe OJQ-së INJECT organizojnë protestën e radhës kundër dhunës institucionale ndaj grave dhe kundër një drejtësie selektive.

Kërkesat e protestës janë shkarkimi i komandantit të policisë, policëve dhe prokurorit në Gjakovë.

Protesta do te mbahet në Gjilan ku marshi i protestuesve  niset nga platoja e Teatrit për të vazhduar drejtë Gjykatës Themelore me moton “Boll Ma”.

Kjo protestë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat që shkaktohen nga dhuna në familje dhe për ndërgjegjësimin e institucioneve përgjegjëse për zbatimin strikt të ligjeve të aplikueshme në vend.

Luljeta Aliu drejotreshë e OJQ Inject ka thënë se si gra aktive janë të shqetësuara sepse edhe një tjetër jetë e marrë dhunshëm, një nënë, një bijë, një kolege, një femër bie pre e dhunës në familje, andaj kontribuo edhe ti dhe bëhu pjesë e këtij marshi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)