28 Mars 2024

GLPS shpalos dështimet në shqiptimin e dënimeve të veprave te korrupsionit

Prishtinë, 17 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit”.

Veprat penale si veprime të kundërligjshme drejtohen në dëmtimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe vlerave morale e shoqërore të mbrojtura me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombtare.

Me qëllim të mbrojtjes së këtyre vlerave, në të drejtën penale janë të parapara dënimet që shqiptohen si sanksione ndaj kryesve të veprave penale.

Sistemi juridik i Republikës së Kosovës ka të përfshirë 3 lloje të dënimeve, dhe atë: dënimet kryesore, alternative dhe plotësuese.

Dënimet plotësuese janë dënimet të cilat shqiptohen bashkarisht me dënimet kryesore apo alternative.

Dënimet plotësuese synojnë arritjen e efektit të dënimit në rastet kur konsiderohet se me shqiptimin e dënimit kryesor nuk do të arrihej qëllimi i dënimit.

Pra, në shumë raste dënimi kryesor nuk e ka efektin e dëshiruar në kuptim të preventivës speciale dhe gjenerale, andaj shqiptimi i dënimit plotësues së bashku me atë kryesor vlerësohet të ketë ndikim më të madh në parandalimin e kriminalitetit.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Veprat penale të korrupsionit – mungesa e dënimeve plotësuese “.

 Të gjeturat e analizës do të fokusohen në dukurinë e mosshqiptimit të dënimeve plotësuese tek veprat penale korruptive, dhe në trajtimin e praktikës gjyqësore të ndjekur nga gjykatat e Kosovës për periudhën Qershor 2019 - Qershor 2020.

Për më tepër, kjo analizë ka qëllim të bëjë identifikimin e ndryshimeve ligjore në këtë aspekt në mes të Kodit të Ri Penal të hyrë në fuqi në vitin 2019 dhe Kodit Penal të hyrë në fuqi në vitin 2013.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)