19 Prill 2024

GLPS prezanton dy analiza për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Prishtinë, 20 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon panelin e diskutimit me temë “Gjykata Speciale në vitin 2019: pritjet, problemet dhe pytjet e mbetura”.

Ky panel diskutimi synon të ofrojë perspektivën e të gjithë akterëve relevant dhe institucioneve kosovare mbi zhvillimet që pritet të ndodhin në vitin 2019 pranë Gjykatës Speciale në Hagë.

Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj dy analiza të titulluara: ‘Udhëzuesi i posaçëm për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale (I) dhe (II)’.

Analiza e parë trajton natyrën, organizimin dhe kompetencat e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndërsa, analiza e dytë fokusohet në ligjin e aplikueshëm dhe procesin që duhet ndjekur pranë kësaj gjykate.

Fokus i veçantë i është kushtuar procesit të krijimit të kësaj gjykate, natyrës së saj dhe vendin që e njëjta zë si gjykatë hibride.

Njëkohësisht, analizat trajtojnë specifikat e organizimit të gjykatës si dhe juridiksioni që i është besuar në gjykimin e krimeve që dyshohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Për më tepër, analiza shërben si udhëzues mbi dallimet e procedurës penale që ndiqet pranë kësaj gjykate me procedurën penale që ndiqet në gjykatat e rregullta të Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj ngjarjeje do diskutohet me juristë, profesorë të së drejtës penale, dhe avokatë të fushës, mbi zhvillimet që e presin Kosovën ndaj Gjykatës Speciale në vitin 2019.

Theks i veçantë do vihet mbi çështjet që lidhen me fletëarrestimet, zhvillimin e gjykimeve, procedurat e marrjes së provave nga prokuroria në Kosovë, Eulex dhe eventualisht nga shtetet tjera, dhe bazat mbi të cilat mund të ngriten aktakuzat e prokurorit të dhomave të specializuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)