19 Mars 2024

Gjykatësja Trendafilova prezanton punën e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 23 nëntor - Në kuadër të vizitës së saj të parë në Kosovë si Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen sot me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. 

Gjatë vizitës, Kryetare Trendafilova do të mbajë gjithashtu takime dypalëshe me zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuara.

Gjatë veprimtarisë informuese, Kryetarja dhe Administratorja do të prezantojnë strukturën, zhvillimet më të fundit ligjore dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pas prezantimit, do të vijë një seancë pyetje-përgjigjesh me përfaqësues të shoqërisë civile. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)