29 Mars 2024

Gjykatësi urdhëron policinë të sjell Kurtin në gjykatë

Prishtinë, 22 shkurt - “Sot, gjykatësi kryesues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë urdhëroi Policinë e Kosovës që të përcjell të pandehurin Albin Kurti për në gjykatë\", kështu bën të ditur zyra për informim e EULEX-it.

Kurti nuk është paraqitur sot në seancën dëgjimore përkundër thirrjes dhe kalimit të afatit kohor ligjor. Sipas komunikates urdhëri i gjykatësit është i detyrueshëm sipas nenit 341 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

\"Kur i akuzuari i thirrur me rregull nuk paraqitet në shqyrtim gjyqësor dhe nuk e arsyeton mungesën, kryetari i trupit gjykues lëshon urdhërin për të sjellur të akuzuarin në gjykatë\", thuhet në këtë komunikatë.

\"Prezenca e të pandehurit është e detyrueshme, si formë e parë e garantimit të procedurës për vetë të pandehurin.\"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)