23 Prill 2024

Gjykatat duhet të punojnë me ritëm të shtuar për të zvogëluar korrupsionin

Prishtinë, 3 tetor - Lëvizja FOL ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka prezantuar statistikat kundërkorrupsion të Gjykatave Themelore.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL tha se të dhënat e prezantuara janë statistika për periudhën Janar-Mars si dhe Prill-Qershor per vitin 2017.

Sipas tij statistikat janë zyrtare dhe janë marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. “Këto të dhëna janë marrë nga grupi i veprave penale: ‘Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, nenet 422 – 437, Kapitulli XXXIV i Kodit Penal të Kosovës’."

"Ndërkaq matja e efikasitetit të Gjykatave në fushën kundërkorrupsion është bërë duke u mbështetur kryesisht në metodologjinë e përdorur nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë”, tha Zulfaj.

 Sipas tij, puna e Gjykatave matet me lëndë dhe se matjet nuk tregojnë për cilësinë e lëndëve dhe cilësinë e punës së gjykatësve por vetëm për përformancën në përballjen me fluksin e lëndëve.

“Fushat në të cilat FOL ka mat performancën e Gjykatave janë: Fluksi i lëndëve, norma e zgjidhjes së lëndëve, norma e qarkullimit të lëndëve, trendi i zgjidhjes së lëndëve, kohëzgjatja e trajtimit të lëndëve dhe indeksi i lëndëve të grumbulluara”, tha Zulfaj.

Në nivel qendror, gjykatat kanë përballuar mirë fluksin dhe kanë treguar normë pozitive të zgjidhjes së lëndëve duke zgjidhur më shumë lëndë se sa kanë pranuar, megjithatë normat 120% për tremujorin e parë (Janar-Mars) dhe 114% për tremujorin e dytë (Prill-Qershor) janë të pamjaftueshme për të zvogëluar numrin e lëndëve të grumbulluara. Gjykata e Prishtinës në veçanti ka një numër të lartë të lëndëve të grumbulluara.

Gjykata Themelore e Ferizaj në periudhën Prill-Qershor ka punuar me normë prej 350% duke pranuar 5 lëndë për të njejtën periudhë dhe duke zgjidhur 15. Kjo normë ka ndikuar që numri i lëndëve të bartura të zvogëlohet për periudhën pasardhëse, cka bënë që koha për drejtësi të zvogëlohet dukshëm.

Gjilani në anën tjetër në periudhën Prill – Qershor ka pranuar vetëm 8 lëndë në fushën e korrupsionit dhe ka zgjidhur vetëm 2, duke rritur kështu numrin e lëndëve të bartura.
 
Përformanca në përballimin e fluksit të lëndëve të reja në raport me lëndët e zgjidhura ndikon në pritjen për drejtësi. Kjo pasi lëndët që nuk arrihet të zgjidhen i shtohen totalit të lëndëve të bartura.

Prishtina me normë të qarkullimit të lëndëve prej 0.15 dhe normë të zgjidhjes së lëndëve prej 161% për periudhën Janar-Mars, merr 600 ditë për zgjidhjen e një lënde, kurse në periudhën Prill-Qershor, Gjilani me një normë të qarkullimit të lëndëve prej 0.03 dhe normë të zgjidhjes së lëndëve prej 25%, bënë që një lëndë të trajtohet për 3000 ditë.

Gjilani ka një përformancë jo të mirë në të dy periudhat raportuese (Janar-Mars dhe Prill-Qershor).  

FOL shpreson që këto statistika së pari të informojnë publikun mbi efikasitetin e gjykatave në fushën kundërkorrupsion por edhe të ndihmojnë gjykatat në përmirësimin e efikasitetit të zgjidhjes së lëndëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)