29 Mars 2024

Gjykata liron Shefqet Krasniqin nga tri akuzat e ngritura

Prishtinë, 23 mars - Gjykata Thelemore në Prishtinë ka liruar sot ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi nga akuzat për tri vepra penale.

Krasniqi akuzohej për shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.

Kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, ka thënë se nuk ka pasur prova të mjaftueshme ndaj Krasniqit.

Pas vendimit të gjykatës, ish-imami ka thënë se e ka ditur që nga fillimi se është i pafajshëm.

“Unë kam qenë i bindur nga dita e parë, keni qenë të bindur edhe ju, kanë qenë të bindur edhe ata që më kanë arrestuar, kanë qenë të bindur edhe ata që kanë dhënë urdhër për të më arrestuar, kanë qenë të bindur të gjithë për atë që doli sot”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ka deklaruar që nga fillimi që “nëse ka ndonjë shkëndijë drejtësie puna ime është shumë e qartë”.

Shefqet Krasniqi ishte arrestuar në shtatorin e vitit 2014 nga Policia e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)