28 Mars 2024

Gjykata Kushtetuese kremton vitin e 8-të Gjyqësor

Prishtinë, 25 tetor - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të kremtojë Vitin e 8-të Gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet sot në Prishtinë.     

Në ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë. 

Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, znj. Jasna Omejec.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)