25 Prill 2024

Gjykata i shqipton dënim me burgim dhe gjobë të akuzuarit F. H.

Gjilan, 3 mars - Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. H, duke i shqiptuar dënim prej 3 (tre) vite burgim dhe 3.000 Euro gjobë.

I akuzuari me datë 02.02.2020 në mënyrë të paautorizuar, ka blerë dhe poseduar substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1 (një) kilogram e 200 (dyqind) gramë, e cila është gjetur në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë, gjatë bastisjes nga zyrtarët policorë e njëjta është sekuestruar bashkë me një peshore.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i trupi gjykues ka nxjerrë aktvendim me të cilin ka aprovuar pranimin e fajësisë të akuzuarit, ndërkohë dënimin e shqiptuar me burgim dhe gjobë, ka vlerësuar në harmoni me peshën e veprës penale, pasi që i njëjti është një recidivist i këtyre veprave.

Gjithashtu është nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)