28 Mars 2024

Gjermania do t'i dorëzojë FSK-së veshje mbrojtëse kundër mjeteve shpërthyese

Prishtinë, 21 dhjetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti me ceremoni zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë Gjeneral Eberhard Zorn.

Të dy gjeneralët, diskutuan lidhur me bashkëpunimin e afërt që FSK e gëzon me ushtrinë Gjermane dhe potencialin për zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Më këtë rast Gjeneral Jashari  falënderoi Gjeneralin Zorn për përkushtimin e tij dhe të ushtrisë Gjermane për të ndihmuar FSK-në, në ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake.

Ushtria Gjermane është njëra nga kontribuesit më të mdhenjë me trajnime, ekspertizë dhe donacione të pajisjeve ushtarake për FSK-në, me fokus logjistikën.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë, rajon dhe me gjerë.

Në fund të vizitës, u shfrytëzua rasti që pala Gjermane zyrtarisht t'i dorëzojë FSK-së, donacion veshje mbrojtëse specialistike kundër mjeteve shpërthyese për ekipet e Deminimit/EOD të FSK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)