16 Prill 2024

Gjeneralmajor Bashkim Jashari takoi Shefen e Operacioneve të NATO-s, Ariella Viehe

Prishtinë, 8 dhjetor - Në kuadër të vizitës zyrtare, Shefja e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe, u pritë në takim nga komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari.

Gjatë takimit, znj. Ariella Viehe u shoqërua edhe nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter.

Me këtë rast, gjeneral Jashari, i dëshiroi mirëseardhje, duke i shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e  Ekipit të NALT-it në të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së, duke theksuar se bashkëpunimi reciprok do të avancohet edhe më tej.

Gjeneral Jashari e njoftoi znj. Viehe me vizionin e tij për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, nga pozita e Komandantit të ri të FSK-së, duke vënë në fokus , arritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare të NATO-s.

Ai gjithashtu shprehu vullnetin e tij që Kosova nga vend konsumues i sigurisë të i mundësohet ofrimi i kontributit në operacione të përbashkëta me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s, për çka është dëshmuar dhe po dëshmohet suksesshëm edhe në mbështetjen në operacionin aktual humanitar të NATO-s për evakuimin e refugjatëve afgan.

Nga ana e saj, znj. Viehe falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së duke shprehur impresionet e saj të larta me vizionin e Gjeneral Jasharit për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimit me NALT-in dhe KFOR-in.

Ai gjithashtu, theksoi se përvoja e gjatë e Gjeneral Jasharit si lider ushtarak e posaçërisht në detyrën e mëparshme si Inspektor Gjeneral i FSK-së, është shumë me rëndësi për eliminimin e sfidave dhe rrugëtimin e suksesshëm përpara drejtë përmbushjes së vizionit të qartë dhe objektivave të tij operacional.

Në fund nga të dy, vizita e znj. Viehe dhe takimet e këtij niveli në këtë periudhë, u vlerësua me rëndësi të veçantë për proceset zhvillimore nëpër të cilat aktualisht po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)