28 Mars 2024

Gjenerali Orr, portret i mbështetjes amerikane për FSK-në

Prishtinë, 6 maj - Sot në Ministrinë e Mbrojtjes, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara gjeneralmajorin Timothy E. Orr, Komandant i Gardës Kombëtare  të Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takimin e zëvendësministrit Ramadani me gjeneralin Orr u diskutua për arritjet e Kosovës në themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe mandatin ushtarak të FSK-së, po ashtu për planet e Ministrisë së Mbrojtjes për periudhën e ardhshme në zhvillimin dhe modernizimin e FSK-së.

Gjeneralin Orr u njoftua për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s.

Kosova është plotësisht e përkushtuar në thellimin e marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në në të gjitha fushat, duke marrë shembull marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)