29 Mars 2024

Gjeneral brigade Guenter Schoepf, zëvendëskomandanti i ri i KFOR-it

Prishtinë, 10 tetor - Forca e NATO-së në Kosovë KFOR ka një zëvendëskomandant të ri. Sot gjeneral brigade nga Austria, Guenther Schoepf, mori pozicionin e dytë në hierarkinë e KFOR-it nga gjeneral brigade zviceran Laurent Michaud, i cili shërbeu për 13 muaj në Kosovë.

Një ceremoni zyrtare u mbajt në Selinë e KFOR-it, kryesuar nga Gjeneral Major Michele Risi, Komandanti i Forcës së Kosovës.

Në fjalën e tij të lamtumirës Gjenerali Michaud theksoi rolin e tij këshillues ndaj Komandantit dhe theksoi kontaktet e tij të shpeshta me ushtarët e KFOR-it.

“Të formësosh, të motivosh dhe të dëgjosh gratë dhe burrat tanë janë tri gjëra për të cilat përkushtimi i kohës është thelbësore, pasi që para së gjithash janë ata që i transformojnë vendimet tona në veprime,” deklaroi ai.

Gjenerali Schoepf gjithashtu mori përsipër nga paraardhësi i tij menaxhimin e ‘Shpatës së Argjendtë 2020-2021’, stërvitja tradicionale e KFOR-it për reagim ndaj situatave emergjente e ku për herë të parë Institucionet në Kosovë të kenë një rol të madh në planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve.

KFOR përbëhet nga 3,500 ushtarë nga 26 Kombe të NATOs dhe ato partnere dhe është i përkushtuar të kontribuojë në një mjedis të qetë e të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të KB të vitit 1999.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)