20 Prill 2024

Gjendja në veriun e Kosovës është ende sfidë

Prishtinë, 26 gusht - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Markus Bentler.

Kryeministri Thaçi e falënderoi gjeneralin Bentler për kontributin dhe punën e palodhshme si komandant i KFOR-it në një periudhe te rëndësishme për Kosovën duke i dëshiruar sukses në karrierën e tij të mëtejshme.

“Institucionet dhe qytetaret e Kosovës çmoje lartë dhe kane besim të plotë ne rolin e KFOR-it dhe të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, tha kryeministri Thaçi duke siguruar gjeneralin Bentler për vazhdimësinë e bashkëpunimit te shkëlqyeshëm me komandantin e ri te KFOR-it.

Kryeministri Thaçi me këtë rast falënderoi gjeneralin Benlter dhe KFOR-in  për ndihmën në ngritjen e Forcës se Sigurisë se Kosovës, si force profesionale, moderne sipas standardeve më të larta të NATO-s.

Z. Thaçi dhe z. Bentler janë pajtuar se bartja e kompetencave nga KFOR-i për ruajtjen e kufijve të Kosovës dhe te objekteve kulturore dhe fetare tek Policia e Kosovës është shenjë e përmirësimit të gjendjes së sigurisë por edhe të profesionalizimit të strukturave vendore të sigurisë.

Gjatë takimit është vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është ende sfidë. Kryeministri Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës do të bëjnë çmos që atje të mbretërojë ligjshmëria, qeverisja demokratike dhe zhvillimi socio-ekonomik.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, ka falënderuar kryeministrin Thaçi për bashkëpunimin e sinqertë dhe është shprehur se KFOR-i mbetet i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)