29 Mars 2024

Gjatë të mërkurës janë ngritur 34 aktakuza kundër 39 personave

Prishtinë, 6 shkurt - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një motorsharre e markës STIHL-66, si dhe të masës drusore e llojit Gështenjë për thurje të rrethojave, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.50 m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër S.B. për veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza,  kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës së mërkurë është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve dhe masës drusore të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”  nga neni 314 paragrafi  6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.  Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)