23 Prill 2024

Gjatë këtij viti është shënuar rënie e dalluar e veprave kriminale

Prishtinë, 27 mars - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga zv/kryetari i parë, Rexhep Selimi, ka raportuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, lidhur me raportin vjetor të punës, për vitin 2017.

Po ashtu, u diskutua edhe lidhur me ngjarjet e djeshme në pjesën veriore të Mitrovicës, me theks të veçantë për arrestimin e zyrtarit të lartë të shtetit serb, Marko Gjuriq.

Fillimisht, drejtori i PK-së, Maxhuni shpalosi raportin e punës përgjatë vitit 2017, të institucionit të cilin e përfaqëson ai.

Ai theksoi faktin se përgjatë këtij viti është shënuar rënie e dalluar e veprave kriminale,  numrit të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ndërkaq, sqaroi se është shënuar një ngritje e lehtë e vrasjeve, bazuar në të dhënat krahasimore me vitin paraprak.

Duke folur për një varg çështjesh tjera që ndërlidhen me punën, angazhimin dhe sfidat e Policisë së Kosovës, për vitin 2017,  Rexhep Selimi kërkoi nga z. Maxhuni që të shpalosë të dhëna edhe nga puna e PK-së, për tremujorin e këtij viti.

Drejtori Maxhuni sqaroi se gjatë këtij viti është shënuar një trend i uljes në aksidentet me fatalitet, ndërkaq, shtoi se falë punës  dhe angazhimit të shtuar të Policisë, për vitin 2017 dhe falë bashkëpunimit të ngushtë që policia ka me qytetarë dhe akterë të tjerë, është arritur që PK-ja të shënojë suksese dhe rezultate konkrete në luftimin e dukurive negative.

Në vijim anëtarët e Komisionit:Rexhep Selimi, Muharrem Nitaj,Fatmir Xhelili,  Xhelal Sveqla, Ismet Beqiri dhe Shemsi Syla ngritën një varg pyetjesh lidhur me shqetësimet e tyre.

Me theks të veçantë ata kërkuan sqarime lidhur me ngjarjet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, përfshirjen e pjesëtarëve të policisë në vepra penale, sigurimin shëndetësor dhe jetësor të policëve, bashkëpunimin e PK–së me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sigurimin në trafikun rrugor, menaxhimin e kufijve, etj.

 Po ashtu, mes tjerash ata kërkuan sqarime edhe në çështjen nëse PK-ja ka kompetenca për arrestimin e kriminelëve  të luftës.

Përkitazi me arrestimin e Gjuriqit, z. Maxhuni tha se PK-ja ka zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndaluar hyrjen e tij, dhe zyrtarëve tjerë të Sërbisë në Kosovë.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komisionit, z. Maxhuni sqaroi se nuk ka pasur ndonjë akuzë tjetër për Gjuriqin,  por vetëm atë për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë, për shkak të mosposedimit të lejës për këtë vizitë dhe se nuk ka pasur refuzim të urdhërave nga komandanti i policisë në pjesën veriore të Mitrovicës. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)