20 Prill 2024

Gjatë ditës së hënë prokuroritë kanë ngritur 28 aktakuza kundër 32 personave

Prishtinë, 3 mars - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të  (2) automjeteve, për shkak të dyshimit se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”. Një automjet –i markës VW-Golf dhe çelësi i automjeti, si dhe një automjet –i markës Suzuki SJ 413 dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, në Prishtinë, është gjetur një trup i pajetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”. Gjatë ditës, prokurori kujdestar do të lëshoj urdhëresë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy (2) automjeteve, të dyshuara se janë përfituar nga vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)