19 Prill 2024

Gjatë 48 orëve të fundit prokuroritë kanë ngritur 54 aktakuza

Prishtinë, 5 qershor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 48 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ndaluar tetë (8) persona ku për tre (3) prej tyreve është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 48 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z.Dj., nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar” që ndiqen sipas nenit 153 paragrafi 1 nënparagrafi 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së.

Gjatë 48 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë dy persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të njëjtëve është bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola. Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme.

Në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë  48 orëve të fundit është ndaluar një i mitur, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 48 orëve ka ngritur 25 aktakuza kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.

Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka ngritur 1 (një) aktakuzë, kundër 1 (një) personi, për shkak të veprës penale ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton opinionin se për 48 orët e fundit ka ndaluar një person për 48 orë, për veprën penale” dhunë në familje”, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj M.A.,  për veprën penale “ rrezikim i trafikut publik” gjithashtu ka ngritur një aktakuzë kundër L. Xh., për veprat penale” Kanosje” dhe “ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 48 orëve të fundit ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 48 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Dhunë në familje, Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje”, ku ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e  paraburgimit. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
 

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 48 orëve të fundit ka ndaluar një person për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së hënë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Z.Dj., nga Peja, me vendbanim aktual në Beograd, për veprat penale “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës, që ndiqet sipas nenit 152 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe nenit 142 të Kodit Penal të RSFJ-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar” që ndiqen sipas nenit 153 paragrafi 1 nënparagrafi 2.1, 2.2, 2.5, 2.8, 2.13, dhe 2.15, dhe nenit 3 të KPK-së.

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar personat me inicialet P.G., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi” si dhe personi me inicialet A.H., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.H., me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 
Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Kanosja”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

2 aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Manipulimi me prova”
 

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë të pandehurit me inicialet D.A., dhe E.L., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit me inicialet D.A., dhe E.L., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.
 

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” sipas KPRK-së.
 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë ndërmarrë një operacion kontrolli në disa barnatore në rajonin e Prizrenit, me dyshimin për medikamente të kontrabanduara dhe pa banderola.

Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të medikamenteve pa banderola dhe me banderola të vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Me këtë rast, janë sekuestruar 688 pako me medikamente të llojeve të ndryshme.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Në Prokurorinë Themelore të Pejës, gjatë  48 orëve të fundit është ndaluar një i mitur për 24 orë, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Aktakuzat:

Gjatë 48 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore të Pejës, janë ngritur 25 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj gjithsej 25 personave.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka ngritur 1 (një) aktakuzë, kundër 1 (një) personi, për shkak të veprës penale ‘’Dhunë në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një person për 48 orë për veprën penale “ dhunë në familje”.
 
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një personi për veprën penale veprën “ rrezikim i trafikut publik”, nga neni 370 paragrafi 8 të KPRK-së.
 
Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ngritur një aktakuzë kundër një personi për dy vepra penale “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe vepër penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me datën 03 qershor janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale;

1. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër  1 personi për veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar;

2. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër  1 personi për veprën penale Rrezikim i trafikut;

3. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër  1 personi për veprën penale Posedim i narkotikëve;

4. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër  1 personi për veprën penale Mosrespektim i urdhrit të gjykatës;

5. Departamenti i përgjithshëm ka ngritur 1 aktakuzë kundër  1 personi për veprën penale Kanosje.
 
Sekuestrimet e përkohshme:

Me kërkesë të Departamentit të Përgjithshëm është bërë kërkesë për sekuestrimin e një patentë shoferi për veprën penale falsifikim dokumenti.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 48 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Dhunë në familje, Kanosje dhe Armëmbajtje pa leje”, ku ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e  paraburgimit.
 
Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 48 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)