26 Shkurt 2021

Gjatë 24 orëve të fundit ngritën 63 aktakuza kundër 73 personave

Prishtinë, 15 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona për 48 orë, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar, si dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)