19 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë janë ngritur 32 aktakuza

Prishtinë, 9 gusht - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetepesë (25) persona të ndryshëm.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka kryer dy (2) bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si pasojë janë sekuestruar armë, sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, 31 qese najloni të mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej rreth 21 gram, si dhe janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në komunën e Podujevës. Nga kjo bastisje e realizuar është sekuestruar një armë dhe sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) akuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë një (1) bastisje dhe kontroll të katër lokacioneve brenda qytetit të Gjakovës, për katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka realizuar sekuestrime te ndryshme.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka sekuestruar disa aparate kundër lojërave të fatit, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)