26 Shkurt 2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 83 aktakuza kundër 103 personave

Prishtinë, 24 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga gjitha prokuroritë  janë ngritur tetëdhjetetre (83) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).         

Prokuroria Themelore në Pejë,  gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. Po ashtu në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ngritur pesë  (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë  ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Si dhe, është  ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)