17 Janar 2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 79 aktakuza kundër 105 personave

Prishtinë, 2 dhjetor - Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2020

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare se Kosovës organizon garën e skijimit 'Kupa e Gjeravicës 2021'. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 - Arritja në Bjeshkën e Belegut, ora 10:00)