19 Prill 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 25 aktakuza kundër 28 personave

Prishtinë, 12 Janar - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë aktakuza, kundër njëzetetetë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy persona për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur një aktakuzë kundër dy  personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)